Sport Shqiptar

Zyrtare: Skuadra kosovare bëhet me trajner të ri

LAJMI I FUNDIT

KB Bashkimi është bërë me trajner të ri. Prizrenasit kanë njoftuar sot përmës faqes zyrtare se e kanë angazhuar trajnerin nga Lituania, Audrius Prakuraitis, shkruan Shqip.com.

Prakuraitis e njeh mirë basketbollin kosovar pasi ishte shpallur kampion dhe e kishte fituar Kupën e Kosovës me Sigal Prishtinës vite më parë.

Ai ka eksperiencë në disa vende të Evropës dhe më gjerë, ndërsa në Prizren do ta pasojë trajnerin Darko Raduloviq.

Bashkimi i ka zhvilluar 10 ndeshje këtë edicion në Superligë duke i regjistruar 4 fitore krahas 6 humbjeve.

Ekipi nga “Sezai Surroi” synon të dalë triumfues në fund të sezonit.

/Shqip.com