Zyrtare: Shkarkohet trajneri i ekipit të Premierligës
Publikuar:
(07.11.2022 12:06:53)

Klubi i Premierligës angleze, Southampton e ka shkarkuar trajnerin e tyre Ralph Hasenhuttl pas humbjes nga Newcastle me rezultat 4:1.
Hasenhuttl u emërua në dhjetor 2018. Ai largohet nga klubi, me 12 pikë pas 14 ndeshjeve të para.
“Tani besojmë se është koha e duhur për të bërë një ndryshim”, thuhet në njoftim, përcjell Shqip.com.

Southampton fitoi për herë të fundit në Bournemouth më 19 tetor në atë që është fitorja e tyre e vetme nga nëntë ndeshjet e fundit.
Trajneri i ekipit të parë Ruben Selles do të marrë përgjegjësinë për ndeshjen e së mërkurës në shtëpi të raundit të tretë të Carabao Cup kundër skuadrës nga “Ligue 1”, Sheffield Wednesday.
/Shqip.com