Zyrtare: SC Gjilani transferon Besart Krivanjevën

“Skifterat” përforcojnë mbrojtjen me lojtarin e Superiores së Shqipërisë.
Besart Krivanjeva është prurja më e re e skuadrës ‘bardhekuq’.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes profilit zyrtar të tyre në rrjete sociale.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, ka shkruar ndër tjerash klubi.
26-vjeçari i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar.
Marrëveshja mes palëve është dy vite bashkëpunimi me mundësi vazhdimi.
Kurse, më herët, Besarti ishte pjesë e klubeve si Shkupi dhe Metalurgu që garojnë në elitën e futbollit maqedonas.

Ky përforcim vie pak javë para ndeshjes së Gjilanit në kuadër të rrethit të parë të Konferencëligës.
Aty, skuadra e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani do të ketë përballë klubin FK Liepaja, nga Letonia. /Shqip.com