Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Ronald Koeman rikthehet në krye të Kombëtares së Holandës

Trajneri Ronald Koeman është rikthyer sërish për të drejtuar Kombëtaren e Holandës.

“Tulipanët” njoftuan zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me 59-vjeçarin.

Koeman me Federatën e Futbollit Holandez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Koeman kishte udhëhequr ekipin e vendit të tij edhe në 20 ndeshje mes viteve 2018-2020.

Barcelona, Evertoni, Valencia, Feyenoordi, Southamptoni, AZ Alkmaar, Ajax, Benfica, PSV Eindhoven dhe Vitesse, janë skuadrat që i ka drejtuar në karrierën e tij, Ronald Koeman.

/Shqip.com