Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Rashica mbërrin në Turqi

Aventura e Milot Rashicës në ishull ka përfunduar.

Një transferim me buj, nuk përfundoi si duhet.

Norwich transferoi Rashicën me shpresën që ai do ta ndihmonte klubin të mbijetonte në Premier League.

Por, tani jo vetëm që tani skuadra angleze luan në Championship, por Rashica është larguar pa arritur të lërë gjurmë.

Reprezentuesi i Kosovës tashmë ka arritur në Turqi, ku ka filluar bisedimet me Galatasarayn, për një kalim në shtetin nga Ballkani.

“Milot Rashica, me të cilin filluam negociatat për transferim, ka mbërritur herët në mëngjes në Stamboll”, ka shkruar klubi turk.

Sulmuesi ka shënuar vetëm një gol në ligë që nga kalimi i tij prej 9 milionë funte në Angli në vitin 2021.

Rashica nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit me skuadrën e Championshipit./Shqip.com