Zyrtare: Marquinhos largohet nga Arsenali, i bashkohet skuadrës angleze në huazim
Publikuar:
(31.01.2023 10:31:38)

Marquinhos i është bashkuar Norwich Cityt në huazim deri në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi brazilian ishte transferuar tek Arsenali nga Sao Paulo në qershorin e vitit 2022.
Ai ka qenë vazhdimisht pjesë e skuadrës së parë të Arsenalit sivjet, por që ka bërë vetëm gjashtë paraqitje.
“Të gjithë në Arsenal i urojnë atij gjithë të mirat me Norwichin në Championship për pjesën e mbetur të edicionit”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.
/Shqip.com