Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Leart Paqarada transferohet në Koln

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada është futbollisti më i ri i ekipit gjerman të Bundesligas, FC Koln.

Në fakt zyrtarizimin e transferimit e kanë bërë këta të fundit përmes njoftimit në rrjetet sociale.

Koln ka bërë të ditur se Paçarada aventurën e nis nga sezonit i ri si agjent i lirë dhe është blerja e parë e sezonit 2023/2024.

Kosovari ka nënshkruar kontratë më klubin e ri deri në vitin 2026, shkruan Shqip.com.

Paçarada këtë sezon me St. Pauli ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 4 herë në Bundesliga 2.

Ndërsa një sezon me herë ishte më i miri në pozitën e tij si mbrojtës i krahut të majtë duke asistuar 10 herë.

/Shqip.com