Zyrtare: Kombëtarja e Brazilit emëron përzgjedhësin e ri
Publikuar:
(15.02.2023 18:55:49)

Federata e Futbollit e Brazilit ka vendosur për përzgjedhësin e ri të Kombëtares.
Ramon Menezes është emëruar trajner i ri i Kombëtares që është shpallur kampione e botës pesë herë.
Menezes ishte pjesë e skuadrës U-20 deri më tash.
Federata ka njoftuar se ai do të jetë trajner i përkohshëm i kombëtares braziliane, pasi nuk pritet të jetë për kohë të gjatë, shkruan Shqip.com.
Ndeshjen e pare nën drejtimin e tij, Brazilit do ta luajë miqësoren kundër Marokut e cila do zhvillohet me 25 mars.
Ai e zëvendëson në këtë post përzgjedhësin Tite, i cili nuk arriti që ta fitojë Botërorin që u organizua vitin e kaluar në Katar.
/Shqip.com