Zyrtare: Klubi i Series A e shkarkon trajnerin
Publikuar:
(16.01.2023 12:39:54)

Salernitana ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Davide Nicola pas humbjes së turpshme 8-2 të klubit ndaj Atalantës, njofton zyrtarisht klubi italian, përcjell Shqip.com.
Salernitana aktualisht ndodhet në vendin e 16-të në tabelën e Serie A pas 18 ndeshjesh, duke marrë vetëm katër fitore dhe gjashtë barazime.
Fitorja e fundit e skuadrës në ligë erdhi në fund të tetorit, kur ata mposhtën 3-1 Lazion.
Që atëherë, Salernitana ka marrë vetëm dy pikë nga gjashtë ndeshje.
Nicola është shkarkuar zyrtarisht nga detyra e trajnerit të ekipit të parë, duke i dhënë fund aventurës së tij në skuadër.
49-vjeçari italian mori drejtimin e klubit në shkurt të vitit 2022 dhe fitoi mesatarisht 1.06 pikë për ndeshje.

/Shqip.com