Zyrtare: Januzaj i bashkohet Sevillës
Publikuar:
(31.08.2022 10:17:38)

Adnan Januzaj ka zbarkuar në Sevilla.
Sulmuesi belg do t’i bashkohet skuadrës andaluziane – teksa gjatë natës së mbrëmshme i kreu testet mjekësore.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi – përmes një postimi në Twitter.
Teksa, detajet e tjera të marrëveshjes nuk janë bërë publike.
27 vjeçari – tashmë do e ketë mundësinë të luaj në Ligën e Kampionëve dhe ka bërë një hap të madh në karrierë.
Januzaj ishte futbollist i lirë – pasi i ndau rrugët me Real Sociedadin.
Majtaku e djersiti fanellën e Sociedadit për pesë vite – teksa zhvilloi 131 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.
Interesim për të kishin shprehur edhe skuadra tjera si Evertoni dhe Napoli – por nuk pati ndonjë lëvizje konkrete./Shqip.com