Zyrtare: Ish-sulmuesi i Milanit rikthehet te ekipi i zemrës pas… 16 vitesh
Publikuar:
(22.02.2023 21:11:31)

Sulmuesi brazilian, Luis Adriano, është rikthyer te Internacional pas 16 vitesh. Ai ka firmosur me ekipin ku hodhi hapat e para si futbollist duke u bërë i famshëm edhe në arenën Europiane.
35-vjeçari fitoi gjashtë herë titullin në Ukrainë me Shakhtar Donetsk si dhe fitoi Supekupën e Italisë me Milanin.
Luiz Adriano u shpall kampion edhe në Rusi me Spartakun e Moskës, ndërkohë që fitoi edhe dy herë Libertadores me Palmeiras.
Braziliani ka veshur katër herë edhe fanellën e kombëtares “seleçao”. Me Internacionalin Luiz Adriano firmosi deri në vitin 2024.
Prej shkurtit të kaluar, 35-vjeçari ishte pjesë e turqve të Antaljasporit. Gjatë karrierës në Europë, ai shënoi 168 gola dhe fitoi plot 19 trofe.
/Shqip.com