Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Hansi Flick mbetet përzgjedhës i Kombëtares së Gjermanisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick do të mbetet trajner i Përfaqësueses së Gjermanisë pavarësisht paraqitjes së dobët në Kupën e Botës, ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë të mërkurën.

Pas takimit që zgjati dy orë e gjysmë të mërkurën në mëngjes, u konfirmua vendimi për ta mbajtur Flickun në krye të përfaqësueses gjermane.

Kështu ka njoftuar vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf.

“Jemi të bindur se Kampionati Evropian 2024 në shtetin tonë paraqet mundësi të artë për futbollin në Gjermani. Qëllimi ynë është ta bëjmë këtë turne sukses sportiv. Jemi me plot vetëbesim se Hansi Flick do ta bëjë punën më të mirë në këtë sfidë, bashkë me skuadrën”, shkruhet në komunikatë, përcjell Shqip.com.

“Stafi im dhe unë jemi optimistë për Kampionatin Evropian në shtetin tonë. Ne si ekip mund të arrijmë më shumë sesa kemi treguar në Katar. Kemi humbur mundësi të madhe atje. Do të mësojmë nga gabimet”, ka deklaruar Hansi Flick.

/Shqip.com