Zyrtare: Giroud rinovon kontratën me Milanin
Publikuar:
(19.04.2023 18:50:25)

Tashmë është zyrtare. Olivier Giroud ka zgjatur bashkëpunimin me Milanin edhe për një vit tjetër.
Ndonëse është pranë ditëlindjes së tij të 37-të sulmuesi francez është gjithmonë edhe më vendimtar për skuadrën kuqezi. 13 gola ka shënuar Giroud në 27 ndeshje të luajtura këtë sezon.
“Milani ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Olivier Giroud. Sulmuesi është bashkuar me Milanin në verën e vitit 2021 dhe është bërë një pikë referimi në qendrën e sulmit kuqezi, duke shënuar 27 gola në 76 ndeshje të luajtura”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.
/Shqip.com