Sport Shqiptar

Zyrtare: FC Ferizaj transferon dy futbollistë nga FC Drita

FC Ferizaji ka njoftuar nëpërmes rrjeteve sociale se ka arritur të transferojë dy mesfushorë të talentuar për pjesën e dytë të sezonit.

Bëhet fjalë për Albin Krasniqin dhe Drilon Islamin.

Të dy mesfushorët kanë qenë pjesë të FC Drita dhe kanë nënshkruar kontratë me Ferizajin për 18 muaj apo një vit e gjyshmë.

“Albin Krasniqi i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit tonë, luan si mesfushor i avancuar ndërsa Drilon Islami, luan në pozitën e mesfushorit defanziv, ku është paraqitur edhe në ndeshjen ndërkombëtare, kur Drita ka luajtur kundër Feynordit”, thuhet në komunikatën e Ferizajt, shkruan Shqip.com.

““Si çdo herë është kënaqësi që jam rikthyer në ekipin e FC Ferizaj, këtu kam kaluar momente shumë të mira. Padyshim se duhet ta falenderoj skuadrën e Dritës për korrektësinë e treguar ndaj meje dhe besimin e vazhdueshëm. Tifozëve të FC Ferizaj ju premtoj që do të jap më të mirën nga vetja dhe nuk do të kursejmë asgjë për realizimin e qëllimeve”, tha Krasniqi pas zyrtarizimit të tij në Ferizaj.

 “Sot jam i lumtur që i jam bashkuar klubit të Ferizajt. Pavarësisht renditjes tabelare, unë e di që i jam bashkuar një klubi me potencial dhe lojtarë të fortë. Do të jetë sfidë për secilin nga ne që të japim maksimumin për të arritur qëllimet e tona. Një falenderim për klubin e Dritës që ka qenë përkrahëse e madhe në rrugëtimin tim deri sot”, tha Islami.

/Shqip.com