Sport Ndërkombëtar

Zyrtare – dënim i rëndë për Juventusin

Lajm i keq për Juventusin. Gjykata Federale e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit, për të rihapur çështjen e fitimeve fiktive që përfshin klubin e Juventusit.

Gjithashtu u pranuan pjesërisht kërkesat e prokurorisë federale, të bëra më herët për sanksione deri në heqjen e 9 pikëve në kampionat.

Chelsea-Juventus

Megjithatë vendimi i Gjykatës Federale të Apelit është edhe më i rëndë. Juventusit i janë hequr 15 pikë, pra nga 37 pikë që “Zonja e Vjetër” kishte grumbulluar në këtë sezon të Seria A, tashmë ka shkuar në kuotën e 22 pikëve.

Tani, Juve ka mundësinë të apelojë kundër këtij vendimi në Kolegjin e Garancisë së Sporteve në CONI.

/Shqip.com