Sport Shqiptar

Zyrtare: Alain Giresse trajneri i ri i Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës.

Alain Giresse do të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës nga sot.    

Giresses do të jetë zëvendësuesi i Bernard Challandes.

Challandes u shkarkua nga FFK në muajin tetor të vitit të kaluar dhe që atëherë si trajner i përkohshëm Kosovën e ka udhëhequr Primozh Gliha.

Trajneri i ri i kombëtares do të këtë sfidën e parë në muajin mars, kur “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore kundër Zvicrës dhe Burkina Fasos.

Derisa, testi i vërtet vjen në muajin qershor, kur fillojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve./Shqip.com