Zyrtare: Afrim Tovërlani emërohet trajner i Kosovës U21
Publikuar:
(27.07.2022 20:26:55)

Federata e Futbollit të Kosovës ka përzgjedhur pasardhësin e Michael Nees.
Bëhet fjala për trajnerin kosovar, Afrim Tovërlani, i cili do të marr drejtimin e “Dardanëve të rijnë”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë FFK.
“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani”, thuhet në njoftim.
Tovërlani ka drejtuar skuadra të njohura në vendin tonë si Prishtinën, Feronikelin, Trepçën ’89 e Ferizajn.
Derisa, Kosovën U21 që nga shkarkimi i Nees në shtator është udhëhequr nga Albert Bunjaku./Shqip.com