Zv/drejtori Rajonal i Policisë takohet me pjesëtarët e KFOR-it

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj u mbajt një takim zyrtar ndërmjet Zëvendësdrejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit Faton Pllana, Major Carlos Zamora dhe Kapiten John Lake nga kampi ushtarak i KFOR-it amerikan në ‘’Bondsteel’’.
“Gjatë këtij takimi zëvendësdrejtori rajonal e njoftoi Major Zamora dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin në parandalim të dukurive negative në shoqëri”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe forcave të KFOR-it amerikan me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon dhe ndihmën që do të ofrojë KFOR- i amerikan në të ardhmen për policinë rajonale të Ferizajt.
/Shqip.com