Lajme

ZRRE njofton SKE, KOSTT dhe KESCO për situatën e krijuar pas pezullimit të vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji

Zyra e Rregullatorit për Energji ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e SKE, KOSTT si dhe KESCO, ku janë informuar për gjendjen aktuale në sektorin e energjisë si dhe problemet që ka kaluar ky sektor.

Sipas në një njoftimi të ZRRE-së, ata u informuan për situatës së krijuar si pasojë e pezullimit të vendimit të ZRRE-së për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, me aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

“Në veçanti, u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e pezullimit të vendimit të ZRRE-së për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, e në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e këtyre entiteteve, u informuan me hollësi rreth veprimeve procedurale që ZRRE i ka ndërmarrë pranë gjykatave kompetente, në harmoni me legjislacionin në fuqi”.

Në këtë takim u diskutua dhe ceshtja e mosmbulimit të kosotove të sistemit të energjisë si dhe vënia ne rrezik procesin e kycjes ne organizatën ndërkombëtare ENTSO.

Zyra e Rregullatorit për Energji

“Po ashtu, në këto diskutime, u shtrua edhe çështja e mos mbulimit të kostove të sistemit të energjisë dhe rrjedhimisht, vënia në rrezik e gjithë procesit të marrëveshjes së kyçjes në organizatën ndërkombëtare ENTSOe, pasi që, ky proces, nuk është proces i ndarë e që do zbatohet vetëm ndaj një entiteti publik në këtë rast, por që, është duke u rrezikuar i gjithë stabiliteti i operimit të ndërmarrjeve të energjisë.” Thuhet në komunikatën e ZRRE-së.

Lidhur me këtë Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), disa kohë më parë kishte ngritur zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin në qoftë se nuk ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit

Në fundt të takimit, palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet dhe bashkëpunimin, për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të pranueshme dhe me më pak pasoja për të gjitha palët, gjithnjë duke e pasur në konsideratë sigurinë e furnizimit me energji elektrike./Shqip.com