ZRRE: Gjykata Themelore nuk e ka anuluar vendimin per rritjen e çmimit të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji informon publikun se Gjykata Themelore ka marrë aktvendim për shtyrjen e vendimit por jo edhe anulimin e tij për zbatimin e tarifave të reja të rrymës.
Gjithashtu, ZRRE njofton se për paqartësitë rreth implementimit të vendimit të ngritur nga Furnizuesi me Shërbim Universal lidhur me faturimin, iu është drejtuar instuticioneve ligjore për mendimin juridik dhe udhëzimet e nevojshme.
“Duke marrë parasysh paqartësitë rreth implementimit të vendimit të ngritura edhe nga Furnizuesi me Shërbim Universal lidhur me faturimin, ZRRE i është drejtuar Gjykatës Supreme për mendimin juridik, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore dhe Këshillit Gjyqësor duke kërkuar udhëzime lidhur me mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës”, thuhët në Komunikatën e ZRRE-së

Gjithashtu, ZRRE fton të gjitha palët e interesit që të përmbahen nga deklarimet që sipas tyre janë të pamatura dhe se konsumatorët e energjisë nuk do të dëmtohen nga procesi i faturimit/ Shqip.com