“Zonja e Vjetër” ka planin ‘B’, nëse Di Maria nuk zbarkon në “Allianz”

Interesimi i Barcelonës në argjentinasin ka shkaktuar zhvendosje fokusi te Juventusi.
Pasi u përshëndet me PSG-në me shtatë vite karrierë aty, Angel Di maria ishte gati të paketonte valixhet për në Torino.
Megjithatë, qyteti verior i Italisë mund të jetë tani destinacion i Domenico Berardit të Sassuolo-s, raporton Goal.

Italiani luan në pozitën e njëjtë me Angel-in dhe është në moshë më të re se ai, e që ‘kripa mbi varrë’ konsiderohet çmimi i tij.
Në rast se argjentinasi do ta kompletonte lëvizjen e tij te bianconerët, klubi do të shpenzonte zero eruo për të – teksa Berardi mund t’u nxjerrë atyre afër 35 milionë sosh.

27 vjeçari pati sezon tejet të mirë individualisht, duke arritur kuotën e 15 golave dhe 17 asistimeve në krahasim me Di Marian që gjeti rrjetën në pesë raste dhe shërbeu shokët e tij tetë herë.
Prandaj, nëse shikohet me syrin afatgjatë, Berardi do të ishte zgjidhje më e mirë për 36-të herë kampionin e Italisë.

Nga ana tjetër, Barcelonës do t’i kryente punë një lojtari si Di Maria, duke marrë parasysh gjendjen financiare të klubit dhe përvojën e lojtarit. /Shqip.com