“Zonja e vjetër” e “fundos” Mourinhon

Shtatë gola, një karton i kuq dhe një fitues.
3-4 ishte epilogu përfundimtar i derbit të javës në Serie A, ndërmjet Romës dhe Juventusit.
Golin e parë në këtë takim e shënuan romakët – me anë të Tammy Abraham.
Por, ky gëzim zgjati vetëm tetë minuta, pasi Paulo Dybala e barazoi rezultatin.
Me këto shifra u mbyll pjesa e parë.
Edhe në pjeën e dytë ishin romakët që shënuan të parët, me anë të Henry Mkhitaryan, vetëm tre minuta pasi zbarkuan në fushën e gjelbër.
Kurse, pesë minuta më pas, Pellegrini e dërgoi topin në rrjetë, për 3-1 dhe u mendua se ndeshja veçse mbaroi.
Por, “Zonja e vjetër” nuk u dorëzua.
Me dy gola të shpejtë, për dy minuta (70’ – 72), të shënuar nga Locatelli dhe Kulusevski, mysafirët e barazuan rezultatin.
Madje, ata nuk u mjaftuan me kaq.
Për të bërë këtë ndeshje një dramë në vete u përkujdes De Sciglio, me golin e shënuar në minutën e 77-të.
Skuadra nga Torino shpërtheu në festë.
Deri në fund të takimit, Juve mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi De Lig u ndëshkua me karton të kuq – sepse luajti me dorë në zonën e rreptësisë.
Por, këtë nuk e shfrytëzoi dot Pellegrini që nuk arriti që të shënonte nga pika e bardhë. Goditjen e tij e ndali Szczęsny.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet në vendin e pestë, me 38 pikë të grumbulluara.
Dhjetë më pak se Milani që ëshët lider.
Në anën tjetër, Mourinho nuk i ka punët mirë. Romakët tashmë zbresin në pozitën e tetë dhe janë edhe më larg nga zona që siguron një biletë për në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com