Lajme

Zogaj : Prioritet i joni është lirimi i hapësirave publike

Shumica e vendeve dhe hapësirave në Prishtinë janë të uzurpuara nga objekte të ndryshme.

Mirëpo për Komunën e Prishtinës prioritet mbetet lirimi i hapësirave publike.

Alban Zogaj- nënkryetar në këtë Komunë, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës përmes një aksioni kanë bërë lirimin e dy hapësirave publike në Prishtinë.

“Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë” ka shkruajtur Zogaj në Twitter.