Lajme

ZKA: GJKK eleminon konkurrencën kur u furinizua me telefon/smartphone në vlerë prej 8,880€

Gjykata Kushtetuese

Në procedurën e prokurimit “Furnizim me aparate telefoni/smartphone”, në vlerë 8,880€ Gjykata Kushtetutese kishte përdorur kritere favorizuese të cilat e kishin eleminuar konkurencën e lirë.

Sipas ligjit për prokurim publik nr. 04/L-042, neni 28, pika 2, autoriteti kontraktues do t’i përpilojë specifikimet teknike në atë mënyrë që ato të jenë në përputhje me qëllimin e prokurimit dhe të drejtuara drejt sigurimit të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik dhe tenderuesit.

Kjo është bërë e ditur sipas një raporti të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas ZKA-së kjo kishte ndodhur për shkak se njësia kërkuese nuk kishte marrë parasysh rregullat ligjore që ndalojnë favorizimin e brendeve apo OE-ve te caktuar.

Lidhur më këtë ZKA-ja ka rekomanduar Sekretarin e Përgjithshëm të siguroj kontrolle efektive tek njësitë kërkuese dhe zyrën e prokurimit me qëllim që gjatë hartimit të specifikave teknike të mos përdoren kritere favorizuese dhe procedurat e prokurimit të zhvillohen në pajtim me ligjin.

Gjithashtu sipas raportit të ZKA-së komisioni i inventarizimit në GJKK, kishte bërë inventarizimin e pasurisë në fund të vitit, mirëpo nuk kishte bërë krahasimin e gjendjes të inventarizuar me gjendjen në regjistrat e pasurive jo financiare siç kërkohet, para përgatitjes së PFV-ve.

Sipas Rregullores nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, neni 18 përcakton se inventarizimi i pasurisë bëhet me qëllim të vërtetimit të saktësisë, cilësisë dhe gjendjes fizike të pasurisë jo-financiare.

Kjo kishte ndodhur si rezultat i mos funksionimit të duhur të kontrolleve në fushën e menaxhimit të pasurive.

Sipas rekomandimeve Sekretari i Përgjithshëm duhet të siguroj se pas kryerjes së procesit të inventarizimit, para përgatitjes së pasqyrave financiare vjetore, të bëhet krahasimi në mes të gjendjes se inventarizuar dhe regjistrave të pasurisë në mënyrë që të bëhet prezantimi i saktë dhe i plotë i pasurive në PFV./Shqip.com