Zjarri në shtëpinë e pleqve, dy personave iu dha ndihmë
Një zjarr përfshiu shtëpinë e pleqve në Prishtinë, rruga “Afrim Loxha”.
Por, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit duke bërë që mos të ketë të lënduar.
Megjithatë, tymi ka depërtuar dhe dy personave i është dhënë ndihmë mjekësore, pasi kishin probleme me frymëmarrjen.
Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. “Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka thënë ajo.
/Shqip.com