Zjarri në malet e Rugovës: Pamje si helikopteri ndihmon në shuarjen e tij

Zjarri i madh që ka kapluar një pjesë të Malit të Rugovës, saktësisht në fshatin Shtupeq të Madh në këtë zonë, pothuajse është lokalizuar tashmë, transmeton Shqip.com.
Së fundmi, janë publikuar pamje se si një helikopter po ndihmon në shuarjen e flakëve që kapluan malet në Rugovë.
Në këtë video është kapur momenti kur helikoteri lëshon ujë për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Sipas inspektorit të parandalimit, Nijazi Gashi, ky zjarr preku shtatë vatra – ndërkaq njoftoi se ka filluar para dy ditësh, por pas intervenimit tashmë është larguar rreziku.
“Po, zjarri ka përfshi një pjesë të Malit të Rugovës, saktësisht te fshati Shtupeq i Madh. Zjarri ka qenë i përhapur në shtatë vatra, por thuajse është lokalizuar tashmë. Zjarri ka filluar para dy ditësh, por falë intervenimit tashmë është larguar rreziku”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi i ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, FSK’ja, zjarrfikësit, si dhe KFOR-i.
“Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin, ndërsa edhe KFOR’i ka ardhur në ndihmë me helikopterë. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka thënë Gashi. /Shqip.com