Lajme

Zjarret në Suharekë vihen nën kontroll

Foto: Bali Muharremaj, Facebook

Zjarri i cili të dielën përfshiu Zonën Industriale në Shirokë është vënë nën kontroll, ka njoftuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përcjell Shqip.com.

Ai ka bërë të ditur se kjo është arritur falë ndihmës së shpejtë nga ekipet e zjarrfikësve të Prizrenit, Mamushës dhe Rahovecit.

Muharremaj për Klan Kosovën ka thënë se gjendja për momentin është në kontroll, por pavarësisht kësaj ka theksuar se janë në gjendje gatishmëri për arsye të temperaturave të larta.

Kreu i Suharekës gjatë ditës ka kërkuar ndihmë nga komunat tjera për shkak të gjendjes serioze me zjarret në zonën industriale në Shirokë të Suharekës.

Përveç në Shirokë, zjarri ka përfshirë të premten edhe Malet e fshatit Shtupeq i Madh në Rugovë. Zjarri është arritur të lokalizohet dhe shuhet pas 48 orësh./SHQIP.com