Lajme

Zjarret në rajon, Osmani: Kosova është e gatshme t’i ndihmojë miqtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi të martën se Kosova është e gatshme për t’i ndihmuar vendet e rajonit që janë përfshirë nga zjarret.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për t’i ndihmuar “miqtë dhe partnerët”.

Sipas saj, pamjet nga zjarri në Shqipëri, Maqedoni e Greqi janë zemërthyese.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret.

Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, ka shkruar presidentja Osmani./SHQIP.com