Sport Ndërkombëtar

Zidane synon të merr drejtimin e Juventusit

Zidane nga sezoni i ri pritet të rikthehet në postin e trajnerit.

RMC Sport, raporton se Zidane dëshiron të merr drejtimin e Juventisit, edhe nëse “Bianconerët” nuk arrin të hyjë në zonën e Champions League.

Sipas burimeve të gazetës, tekniku francez shpreson për një projekt afatgjatë, serioz dhe është gati të presë. 

Tani vendimi i takon Juventusit, teksa shkarkimi i Allegrit do t’i kushtojë një shumë të konsiderueshme, dhe për këtë arsye klubi nuk është ende gati për të.

/Shqip.com