Lajme

Zhvarroset një foshnje në Istog, trupi dërgohet në IML për autopsi

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Gjatë ditës së hënë është zhvarrosur një fosnje në Istog.

Sipas Policisë së Kosovës, zhvarrimi i foshnjes ishte bërë me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë.

“Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore, për autopsi”, thuhet në njoftim.

Policia tutje informon se me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”./Shqip.com