Zhegrova nuk ndalet, shënon edhe ndaj Lyonit
Publikuar:
(08.02.2023 20:30:54)

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova po vazhdon me formë fantastike në Francë me fanellën e Lille.
Reprezentuesi i Kosovës, ka realizuar edhe në Kupën e Francës në sfidën ndaj Lyonit në udhëtim.
Sulmuesi prishtinas shënoi në minutën e 64-të duke barazuar shifrat në 2-2.
Zhegrova mori një pasim të mirë nga Remy Cabella dhe me një goditje të fuqishme shënoi në portën e Lille.
Kujtojmë që anësori ishte fantastik edhe në fundjavë ku realizoi një gol dhe dhuroi dy asistime në fitoren e Lilles.
Zhegrova po kalon formë të mirë para ndeshjeve të Kosovës në maj.
/Shqip.com