Lajme

Zhduket një vajzë në Pejë, nëna e raporton në polici pas tri ditëve

Policia e Kosovës/ Ilustrim

Një vajzë në Pejë është raportuar e zhdukur që nga data 19 nëntor, në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rastin në polici ka raportuar nëna e vajzës.

“Ankuesja femër kosovare me datën 22.11.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj”, thuhet në raport.

Gjithashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

/Shqip.com