Zhduket një e mitur në Viti – për herë të fundit u pa para 5 ditësh
Publikuar:
(27.09.2021 09:57:20)

Një vajzë e mitur është zhdukur para disa ditësh në Viti, njofton Shqip.com.
Ajo së fundmi është parë para pesë ditësh, përkatësisht më datë 23 shtator në orën 07:30 të mëngjesit.

Rastin për humbjen e saj në polici e ka raportuar motra e viktimës së rastit, e cila tha se atë ditë vajza nën 18-vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Viti, 23.09.2021 – 07:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se motra e saj viktima femër kosovare, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç bëhet e ditur më tej në raportin 24-orësh të PK-së, njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Shqip.com