Lajme Botë

Zhduket avioni ku udhëtonte zv/presidenti, autoritetet lëshojnë alarmin (FOTO)

Një lajm tronditës ka ardhur nga Afrika, me aeroplanin që mbante zëvendëspresidentin e Malavisë, Saulos Chilima dhe nëntë persona të tjerë është zhdukur pasi nuk arriti të bënte një ulje të planifikuar të hënën e 10 qershorit.

Avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malavisë që transportonte Chilima dhe të tjerë u largua nga kryeqyteti i Lilongëe në orën 9:17 të mëngjesit me orën lokale, tha zyra presidenciale dhe kabineti në një deklaratë.

Ende nuk ka asnjë shenjë nga avioni i zhdukur, teksa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë për të reja.

/Shqip.com