Lajme

Zhduken dy motra në Prishtinë, njëra e mitur

Foto e ilustruar
Foto e ilustruar

Policia e Kosovës njofton se dy motra nga fshati Hajvali e Prishtinës janë raportuar të zhdukura.

Sipas njoftimit, njëra nga to është e mitur, 12-vjeçare.

Rastin në polici e ka raportuar motra e tyre.

“Hajvali, Prishtinë 17.09.2021-17:30. Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./SHQIP.com