Kulturë Kino

“Zgjoi”, vazhdon të shfaqet në festivale të filmit në botë

Filmi, deri tani është bërë pjesë e shumë festivale të filmit, ndërsa së fundmi ai do të shfaqet edhe në Austali e Zelandë të Re.

Këtë e ka bërë të ditur regjisorja e filmit Blerta Basholli.

Filmi do të shfaqet nga data 24 shkurt.

“Zgjoi”, konsiderohet si ndër filmat më të suksesshëm të Kinematografisë në Kosovë, i cili ishte edhe në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar”.

Kurse, deri tani, ka arritur që të fitojë 21 çmime nga festivale të ndryshme të filmit.