Sport Ndërkombëtar

Zgjidhen stadiumet e finaleve europiane për 2026 dhe 2027

FOTO: Uefa.com
FOTO: Uefa.com

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës në Dublin ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian.

Tema kryesore ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e kompeticioneve të UEFA-s për vitet 2026 dhe 2027.

Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja e UEFA Champions League për vitin 2026, të zhvillohet në Budapest të Hungarisë, në stadiumin “Puskas Arena”.

Vendimi për zhvillimin e finales së Championsit të vitit 2027 në “San Siro” të Milanos, për momentin është pezulluar deri në shtator, me kushtin që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të dorëzojë planin e rinovimit të stadiumit.

Në vitin 2026 finalja e Europa League do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë, në stadiumin “Besiktas Park”, ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt të Gjermanisë, në stadiumin “Deutsche Bank Park “

Komiteti vendosi edhe për finalen e Conference League në vitit 2026, që do të luhet në stadiumin e Leipzigut “RB Arena”, Gjermani.

Finalja e vitin 2027, në Stamboll, Turqi, në stadiumin “Besiktas Park”.

Gjithashtu u vendos që finalja e UEFA Champions League për vajza në vitin 2026, të zhvillohet në Oslo të Norvegjisë, në stadiumin “Ullevaal”.

Komiteti miratoi edhe procedurën e shortit për finalet e UEFA “EURO 2025” për vajza.

Shorti do të hidhet në Lozanë, Zvicër, në datën 16 dhjetor të këtij vitit.

Kampionati Europian për vajza, do të zhvillohet nga data 2 deri në 27 korrik 2025.

Ndeshja hapëse dhe finalja do të luhem në qytetin e Bazelit. Qytetet e tjera që do të presin ndeshjet e Europianit për vajza janë Berna, Gjeneva, Lucerna, Sioni, St. Gallen, Thuni dhe Zyrihu.

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Pragë, Çeki, në datën 24 shtator 2024.

/Shqip.com