Zgjidhen finalistët e “Ferma VIP”, njëri lë garën papritur
Publikuar:
(08.06.2024 09:47:06)

Në mbrëmjen e gjysmëfinales, janë zgjedhur gjashtë finalistët që do luftojnë për vendin e parë në spektaklin “Ferma VIP”, edicioni i parë në Shqipëri.
Baby G, Çiljeta, Ditea, Dijonisi, Renisi dhe Flori.
Ky i fundit kaloi në finale pasi nga gara u largua me vetëdëshirë Robert Aliaj.
Ai theksoi se dëshiron të mirëkuptohet dhe të jetë i lirë.
“Është një spektakël që ka brenda familjen, shoqërinë, dashurinë”, tha Roberti.
Më tej, ai u përshëndet me fermerët, të cilët i konsideroi si një familje.
/Shqip.com