Zgjedhjet pesidenciale në RMV: Bujar Osmani garon me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6
Publikuar:
(25.03.2024 15:02:14)

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje në Maedoninë e Veriut, sot ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Sipas shortit të hedhur kandidati i koalicionit të Frontit Evropian, Bujar Osmani do të ketë numrin 4, ndërsa kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të ketë numrin 6.
Kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski do të ketë numrin 1, Biljana Vankovska Cetkovska me numër 5, Gordana Siljanovska Davkova renditet me numrin 2, Maksim Dimitrievski me numër 7, Stevço Jakimovski 3.
Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të marrin pjesë shtatë kandidatë.
/Shqip.com