Lajme

Zgjedhjet në Himarë, Celibashi: KQZ gati, ato nuk do të dështojnë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi

Mos miratimi i afateve për procesin e zgjedhjeve të pjesjshme të Himarës, në hallkën e Rregullatorit nuk e tremb kryekomisionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, për dështim të mundshëm të procesit.

KQZ tha ai është e angazhaur në përgatitjen e zgjedhjeve, por nuk sheh ndonjë penges as nga politika.

Ai iu përgjigje dhe akuzave të Partisë Demokratike, mbi vendimin e ndërprjes së mandatit për Fredi Belerin.

Gjithashtu, këtë të enjte Komisioneri Celibashi vendosi ti drejtohet zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Për këtë të fundit verifikime ka kërkuar dhe Partia Demokraitke, për dyshime për përfshirje të Marinajt në trafik droge në Itali.

/Shqip.com