Lajme

Zgjedhjet kalojnë pa probleme, s’ka asnjë person në hetime

Koordinatorja për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së jashtëzakonshme në veri ka qenë e qetë, dhe se prokurorët kanë qëndruar atje gjatë gjithë ditës.

“Mund të themi se deri në ora 19:00 kur janë mbyllur vendvotimet në katër komunat e veriut dhe nga informatat që kemi marrë nga prokurorët kujdestarë nuk ka pasur asnjë incident. Gjatë ditës prokurorët kanë qenë bashkë me policinë dhe kanë vizituar të gjitha qendrat  e votimit. Mund të them se procesi ka kaluar pa asnjë incident. Megjithatë prokurorët do të jenë aty derisa të numërohen edhe votat”, deklaroi Pula për televizionin publik.

/Shqip.com