Zgjedhjet amerikane/ Gara mes Trump e Harris e fortë, kur do mësojmë rezultatin përfundimtar?
Amerika voton dhe gjithë bota është në ankth. Votimet mbyllen të martën në mbrëmje, por gjasat janë që ne nuk mund të dimë se kush nga kandidatët, Donald Trump apo Kamala Harris ka fituar, edhe pas disa ditësh zgjedhje.
Sondazhet kombëtare tregojnë se dy kandidatët janë pranë njëri-tjetrit me vota, teksa e nesërmja po afrohet. Mund të ketë kufij shumë të ngushtë fitoreje në disa vende, gjë që mund të kërkojë rinumërimin e votave.
Është gjithashtu e mundur që disa rezultate mund të vijnë më ngadalë këtë vit, për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si shtetet individuale – duke përfshirë shtatë shtetet e lëkundura që do të vendosin përfundimisht garën – i kanë administruar zgjedhjet e tyre që nga viti 2020.
Nga ana tjetër, numërimi i votave është përshpejtuar në vende si Michigan, dhe shumë më pak vota do të hidhen me postë këtë herë sesa në zgjedhjet e fundit, të cilat u mbajtën gjatë pandemisë Covid.
Në vitin 2020, zgjedhjet u zhvilluan të martën më 3 nëntor, por rrjetet televizive amerikane nuk e shpallën fitues Joe Biden deri në orët e vona të mëngjesit të së shtunës më 7 nëntor.
Presidenti i zgjedhur do të inaugurohet të hënën më 20 janar 2025, në ambientet e kompleksit Kapitol – inaugurimi i 60-të presidencial në historinë e SHBA-së. Pra, ndërsa nuk e dimë saktësisht se kur do të shpallet rezultati, ne e dimë se kur do të shohim presidentin e ardhshëm të betohet.
/Shqip.com