Sport Ndërkombëtar

Zëvendësimi i Mbappes, bën bujë në mediat ndërkombëtare

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

PSG e mbylli pa gola përballë Monaco-s, por më shumë se sa ky rezultat, që nuk i rrezikon aspak titulli në Ligue 1, ajo që bëri bujë ishte një moment i çuditshëm me Kylian Mbappe.

Pas pjesës së parë, në mënyrë befasuese, të gjithë tifozët u habitën teksa panë që Mbappe nuk zbriti më në fushë, pasi dukej se trajneri Luis Enrique kishte vendosur të zëvendësonte.

As Mbappe nuk e priti mirë këtë vendim të trajnerit dhe ai zgjodhi që pas këtij vendimi të mos ta ndiqte pjesën e mbetur të ndjeshjes në bankinë, por shkoi dhe e ndoqi në tribunë përkrah nënës, që njëkohësisht është edhe menaxherja e tij.

Ky veprimin e Luis Enriques ka bërë xhiron në rrjetet, pasi kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që Enrique vepron në këtë mënyrë, një shenjë se mes Mbappe dhe klubit të PSG do të këtë “luftë” deri në fund të sezonit.

I pyetur në lidhje me këtë vendim të çuditshëm, Luis Enrique nuk u fsheh, por mori përsipër përgjegjësitë.

“Herët a vonë ai nuk do të luajë më me ne. Duhet të mësohemi me këtë. Po përpiqem të gjej formulën më të mirë. Bëj atë që e konsideroj më të mirën për ekipin. Është vendimi im”, u shpreh Enrique.

/Shqip.com