Zëvendësambasadori amerikan në Kosovë nderohet me urdhrin “Ibrahim Rugova”
Publikuar:
(29.08.2022 17:49:46)

Me rastin e përfundimit të misionit të tij si zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nick Giacobbe është nderuar me urdhrin “Ibrahim Rugova” nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Fecebook nga kjo ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Urime mikut tim, Zëvendës Shefit të Misionit Nick Giacobbe, i cili sot u nderua me Urdhrin e Dr. Ibrahim Rugovës nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndërsa përfundon shërbimin e tij në Kosovë”, shkroi Hovenier.

Tutje, Hovenier është shprehur thellësisht mirënjohës për punë e Giaccobes për avancimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe SHBA-së./Shqip.com