Lajme

Zenun Elezaj betohet si kryetar i Klinës

Zenun Elezaj, kryetar i komunës së Klinës

Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarisht ka marrë mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Klinës.

Ai ka bërë betimin solemn këtë të martë para anëtarëve të kuvendit komunal.

“Është një nderë i madh, moment krenarie e veçanërisht përgjegjësi e madhe që kam fituar besimin e qytetarëve të komunës më të bukur në Kosovë, Klinës, të cilët i falënderoj për besimin e dhënë e kulturën e lartë qytetare të treguar gjatë fushatës zgjedhore”, ka shkruar Elezaj në profilin e tij në Facebook.

Ka premtuar se në katër vitet e ardhshme do të punojë për realizimin e programit dhe premtimeve të paraqitura gjatë fushatës zgjedhore.

Siç ka thënë ai, kriter kryesor do ta ketë llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve.

Përveç betimit që ka bërë Elezaj, në seancën solemne është bërë edhe betimi i anëtarëve të kuvendit komunal.

Kryesues i kuvendit është zgjedhur Fadil Gashi.

Në raudin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtur më 14 nëntor, Zenun Elezaj ka arritur të dal i pari në Klinë me 55.11% ose 7 mijë e 866 vota, ndërsa kundër kandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Esat Raci ka arritur t’i marr vetëm 44.89% ose 6 mijë e 406 vota./SHQIP.com