Zeneli aktivizohet si titullar në ndeshjen dramatike, Zhegrova qëndroi në stol te Lille
Publikuar:
(13.11.2022 17:31:48)

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli ka startuar te Reimsi që barazoi 1:1 në udhëtim me Montpellierin në kuadër të xhiros së 15-të të Ligue 1 të Frances, shkuan Shqip.com.
Mesfushori-sulmues luajti deri në minutën e 77-të të ndeshjes teksa golat u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes. Në minutën e 87-të, Reimsi kaloi në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Marshall Muntesti.
Montpellieri barazoi në minutën e 91-të përmes Sacha Delaye.
Reimsi është i 11-ti me 17 pikë.
Ndryshe Edon Zhegrova qëndroi në stol te Lille që fitoi 1:0 ndaj Angersit.
/Shqip.com