Lajme

Zelensky viziton qytetin e Bakhmut

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të Bakhmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.

Ai takoi trupat dhe shpërndau çmime për ushtarët, tha presidenca.

Për muaj të tërë, Bakhmut ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse në rajonin e Donetskut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Megjithatë, forcat ukrainase kanë mundur të frenojnë avancimin, raporton BBC.

/Shqip.com