Lajme

Zelensky kritikon Rusinë për sulme në ditë feste që la të vdekur baba dhe vajzë

Volodymyr Zelensky/ Marrë nga CNN
Volodymyr Zelensky/ Marrë nga CNN

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë për  sulmin vdekjeprurës  të raportuar nga shërbimi i urgjencës i Ukrainës në Zaporizhzhia gjatë natës.

“Kështu e kalon shteti terrorist këtë të diele të Pashkëve”, tha Zelensky.

Të paktën  dy persona u vranë kur sulmet ruse  goditën qytetin jugor gjatë natës, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi sulmet shkatërruan pjesërisht një ndërtesë banimi, thanë zyrtarët në Telegram. Ekipet e shpëtimit nxorën një grua 46-vjeçare nga rrënojat.

“Kjo është mënyra se si Rusia e vendos veten në izolim edhe më të madh nga bota, nga njerëzimi,” tha Zelensky.

/Shqip.com