Lajme

Zelensky: Kemi rrëzuar 25 dronë rusë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka postuar në llogarinë e tij në Twitter, një videomesazh me adresimin e tij të përnatshëm në lidhje me zhvillimet e fundit nga lufta.

Ai u shpreh se sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar të 25 dronët rusë mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës.

“Ne do të vazhdojmë politikën tonë të jashtme intensive, formate të ndryshme jo standarde, vëmendjen maksimale të dobishme të botës për Ukrainën dhe mbrojtjen tonë”, ka deklaruar më tej Zelensky.

/Shqip.com