Lajme

Zelensky i kërkon Bullgarisë të ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bullgarisë që të ndihmojë Ukrainën me riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftën me Rusinë.

Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko, ka paraqitur një letër nga Zelensky në Parlamentin e Bullgarisë, në të cilën presidenti ukrainas thotë se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do të ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që ikin nga lufta, shkruan CNN.

Zelensky thotë se shpreson që Bullgaria të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, duke përfshirë ilaçe, veshje dhe ushqime.

Në letër, Zelensky thotë se shpreson se bashkëpunimi energjetik midis dy vendeve dhe eksporti i energjisë elektrike dhe gazit nga Ukraina në Bullgari do të vazhdojë.

Zelensky thotë gjithashtu se shpreson që Bullgaria të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Parlamenti bullgar do të vendosë më vonë të mërkurën nëse do të mbështesë Ukrainën me “pajisje ushtarako-teknike”.

Rusia ndërpreu  furnizimin me gaz natyror  për Poloninë dhe Bullgarinë javën e kaluar, duke përshkallëzuar në mënyrë dramatike përgjigjen e saj ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Moskës për luftën në Ukrainë./Shqip.com